Leonardo: Mbape te Reali? Duam 200 milion

Leonardo: “Nuk më pëlqen se si Reali po luan për të marrë Mbapenë. Nuk flas për shifra të prerë’

Tema e ditës është marrëveshja e mundshme mes Real Madrid dhe PSG për Kilian Mbape. Drejtori i PSG-së Leonardo bëri të ditur se për më pak se 180 milion euro nuk do të ulej për të negociuar me drejtuesit e Realit.

Këta të fundit kanë ofruar zyrtarisht deri tani 160 milion euro…

Ndërkohë sipas spanjolles së madhe sportive Marca, ‘Blancos’ mund të arrijnë këtë shifër. Madje duke shkruar deri te 190 milion. Edhe pse në Francë mediat vendase flasin se PSG dëshiron 220 milion.

E vërteta qëndron se Parisi synon shifren e lartë 200 milion por drejtuesit e klubit mund të bëjnë skonto nga fakti që vetë Mbape ka vullnetin për të ikur drejt Madridit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!