Flamurtari sërish i Idrizit

Sërish Flamurtari në versionin ‘kompani turke’. Sërish në administrimin e Idrizit që së bashku me Bashkinë Vlorë po përpiqen të gjejnë mënyra më efikase për të shpëtuar atë “copëz” Flamurtar që ka mbetur.

Me rrëzimin në Kategori të Dytë (e treta në fakt) ndësa Idrizi tha mjaft, askush nuk u afrua te klubi që dikur matej me Barcelonën e Zubizaretës me shokë.

Nesër Këshilli Bashkiak do të jetë ai që do shkelë në fushën e stadiumit “Flamurtari”. Për të çeretefikuar sërish kompanitë turke si administrues të “rinovuar”.

Njoftimi i Këshillit Bashkiak:

“Ditën e enjte në 26 gusht ora 10:00, në stadiumin ‘Flamurtari’ zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Vlorë e thirrur nga kryetarja e Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!