Tirana 101, Klubi: Të ecim si lider

Klubi futbollit Tirana ditën e sotme ka festuar 101 vjetorin e themelimit të tij. Nëse në 100 vjetor, Tirana në aspektin sportiv, ia doli të fitojë titullin e 25-të kampion, sezonin e kaluar bardheblutë u shkorurëzuan nga Teuta dhe mbetën pa europë. Në prag të edicionit të 83-të, Tirana feston thjeshtë e premton shumë…
“Gëzuar 101 vjetorin Tironë! Në shekullin e ri, bashkë do të shkruajmë histori. Për ata që ishin, për ata që janë, për ata që do të jenë”, shkruante fillimisht klubi i Tiranës në rrjete për të thënë se pas një edicioni jo të mirë, pritet epoka e re e klubit më të tiulluar në vend.
Ndërkohë klubi bardheblu para pak momenteve ka postuar edhe ‘kartolinën’ me tortën numër 101.