Tri humbje të Sitit me 0-1…
0-1 me Çelsin, 0-1 me Leiçester dhe 0-1 sot ndaj Totenhem. Në tri takime radhazi jo vetëm që kampionët e Anglisë nuk kanë fituar apo barazuar por ende nuk kanë shënuar qoftë dhe një gol të vetëm.
E sotmja përkoi me javën e parë të Premier League por kjo skuadër edhe pse e projektuar për të qënë titullmbajtëse duket se diçka nuk po funksionon në mekanizmat si skuadër.
Në anën tjetër Min-Heung Son i me golin e shënuar sot për londinezët e Totenhem i dha tri pikë skuadrës dhe suksesin e parë trajnerit Espirito Santo.
Ndërkaq në sfidën tjetër të ditës, Uest Ham mposhti 2-4 ‘Qymyxhinjtë” e Njukasëllit në transfertë.