Ferit Keta kampion bote në Boks…

Prezantimi i finales për titull botëror në IKBF u realizua nga amerikani Mike Martham. Fitorja e 15 radhazi për kampionin e botës Ferit Keta erdhi në Bashtovë.

Ferit Keta shpallet kampion bote në disiplinën e Kickboksit për Federatën IKFB.Në Bashtovë, 32 vjeçari nga Bulqiza, i dha një dush të fortë holandezit Blokland duke i treguar se në vendin e shqiponjave është tejet e vështirë të ruhet titulli kampion Bote.

Një përballje historike brenda një kalaje me shumë hisori si ajo e Bashtovës. Ferit Keta me statusin e sfiduesit, mishëroi më së mirë aftësitë e tij prej kampioni profesionist ndërsa në tre raunde e rrëzoi mbi 7 herë në tapet 28 vjeçarin nga Surinami të natyrailizuar si holandez.

Pritja merr fund ndërsa në raundin e 3-të, kampioni i ri i botës, realizoi goditjen fatale për Blokland i cili u ‘nde’ në tapet.

Festa ishte madhështore me protagoinstë nga e gjithë jeta publike e vëndit. Në total përkrahësit e ketës por dhe të boksierëve të tjerë nga Shqipëria e Tetova ishin afro 2000.

Në këtë mënyrë Ferit Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”. Ai hyri në ring i shoqëruar me muzikë nga filmi i Skënderbeut dhe doli si Skënderbe…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!