Kukësi nis bashkëpunim me Al Duhail

Kreu i delegacionit të Al Duhail, Mohamed Bashir Al Sulaiti i ka dhuruar klubit të Kukësit një titull nderi për të shprehur vlerësim për klubin verilindor.
Në të njëjtën kohë, sipas një postimi të Kukësit në rrjete, nis një bashkëpunim i ri mes klubit të Kukësit dhe klubit të Al Duhail.
Pllakada iu dha drejtorit sportiv, Pero Pejiç i cili ndjek ekipin në Slloveni, aty ku po zhvillohet faza përgatitore e skuadrës.
Miqësoret:
Kukësi kundër Al Duhail realizon fitoren e parë miqësore në tokën austriake. Një sukses i rëndësishëm i ekipit verilindor ndaj ekipit nga Katari. Golat e fitores për Kukësin u shënuan nga Feijao dhe Edi Basa.
Tirana kaloi të shtunën Skënderbeun në shifrat 1-2. Golat e ekipit të Shehit u shënuan nga Gjumsi dhe Vesel Limaj. Për vendasit e Memellit goli i vetëm erdhi falë goditjes së Jorgo Meksit nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkaq po të shtunën Kastrioti u mposht 2-o nga Erzeni i Shijakut që këtë edicion drejtohet nga Nevil Dede.