Arteta ndjen Konten te Arsenal…

Ka fituar Fa Cup por Arsenal nuk sheh të ardhme me Artetën.
Te Arsenal Mikel Arteta i ka orët e numëruara. Tekniku spanjoll me shumë mundësi është i pari teknik që do largohet nga një ekip i elitës angleze.
Humbja 2-0 me Brentford, një marrëdhënje e mëparëshme e krisur jo vetëm me lojtarë të caktuar por dhe me drejtues e tifozë, bën që i “Coviduari” i parë në pankinat e Premier të bëjë gati valixhet.
Sipas mediave italiane, Arsenal konsideron ta largojë Artetan nga detyra dhe ta zëvendësojë atë me Antonio Konten e papunë.
Deri tani, Arteta në krye të Arsenalit në 87 ndeshje ka regjistruar 47 fitore, 24 humbje dhe 16 barazime. Tregues aspak të denjë për një klub gjithë histori.