Teuta përcjell Frashërin, Manaj kap Barçën A

Rei Manaj federohet te ekipi i parë i Barcelonës dhe së bashku me Depai e Garcia do të përbëjnë majën e sulmit Blaugrana që nga sfida e nesërme me Sociedad.

Ndërkaq te Teuta e Durrësit ka goxha zhvillime. Në mënyrë habitore largohet portieri Stivi Frashëri i cili me gjasë do ingranohet në Ipko me Ballkanin.

Nga ana tjetër klubi bregdetar njofton në rrjete se ka afruar një futbollist holandez. Quhet Arsenio Valport.

Arsenio Valpoort. Drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermi në Qipro“, ndër të tjera në njoftim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!