Shortet në Stamboll, listohen më të mirët

ChL/ Më 26 gusht në Stamboll (Turqi), hidhet shorti i Grupëve dhe shpallet formacioni më i mirë i edicionit të shkuar.

UEFA ka zbuluar sot emrat e lojtarëve që janë në garë për t’u shpallur më të mirët e sezonit 2020-21 sipas roleve në Champions League.

Çmimet do të vlerësojnë portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë. Në ceremoninë e hedhjes së shortit për Grupe për sezonin 2021-22 pritet të zbulohen dhe fituesit.Këtu listat janë tepër të gjata…

Gjithashtu janë përcaktuar edhe emrat e tre lojtarëve që janë në garë për t’u shpallur Lojtari i Vitit në sezonin 2020-21 të Europa League.

Fituesi do të zbulohet gjatë hedhjes së shortit të fazës me grupe për sezonin 2021/22 të Europa League, që do të zhvillohet një ditë më pas më 27 gusht po në Stamboll.Kandidatët këtu janë të reduktuar: Kavani, Bruno Fernandesh dhe Xherard Moreno njëri fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!