Të mëdhatë/ Premier, La Liga dhe Bundesliga sot starti

Nisin sot kampionatet më të forta në Europë. Premier League vendi i spektaklit madhor do të startojë me duelin Brentfordit debutues ndaj Arsenalit e Mikel Artetës.

Favoriti për titullin kampion mbetet Siti. Çelsi dhe Liverpul kuotohen pas ‘Qytetarëve’

21:00 Brentford- Arsenal

LaLiga disi e tkurrur pas largimëve të kampionëve si Ronaldo, Serxhio Ramos dhe së fundi Leo Mesi edhe këtë edicion nuk pritet të zhgënjejë. Futbolli iberik ka treguar se di të ngrihet.Java e parë nis nga ‘Mestaja’.

Favoritet po ata: Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid.

21:00 Valencia- Getafe

Bundesliga, për nga historia, nis me një “derbi”. Borusia Mynshengladbah- Bajern Mynih sot duke nisur nga ora 20:30. Kampionët me ndryshime në përbërje dhe në stol. Debuton në pankinë tekniku 34 vjeçar Nagelsman.

Bajern dhe Dortmund kosniderohen ekipet që do luajnë për titullin e radhës.

20:30 Borusia M’gladbah- Bajern Mynih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!