Keta-Blokland në Bashtovë për gjerdanin e kampionit botëror

Ngjarja e madhe sportive e vitit luhet të shtunën në Kalanë e Bashtovës.

Zakonisht Kalatë apo Kështjellat, ndërtohen në kodra dhe male.Përjashtim në Ballkan bën vetëm ajo e Bashtovës e cila pozicionohet disa kilometra larg Rrogozhinës dhe afro 4 kilometra në veri të grykëderdhjes së lumit Shkumbin.

….organizatorët vendas dhe promotori Jonny Ismail Keta, pasi ‘çertefikuan’ Dibrën e Madhe disa vite më parë, të shtunën në mbrëmje, gati të ofrojnë një tjetër event të madh Boksi në Shqipëri.

Kësaj radhe pikërisht në Kalanë e Bashtovës për të cilën u fol ‘gjeografikisht’ në hyrje…

Do të jenë nga e gjithë bota. Boksierë profesionistë, jo të tillë, ndeshje në Kategori të ndyshme me kulminacionin e orës 22:00 teksa në ringun e improvizuar por me standarte botërore, do të ngjitet boksieri shqiptar me nofkën ‘Ushtari’, Ferit Keta.

Disiplina do të jetë Kikboks. Aty ku Kampioni i Europës Ferit Keta (në 8 shtator 2018 në Dibër të Madhe, mundi turkun Fatih Karakus ndërsa pak kohë më vonë e rimundi në Mynih) duke merituar brezin e kampionit.

Rivali dhe moderimi:

Sytë dhe zemrat e shqiptarëve do të jenë mbrëmjen e 14 gushtit në Kalanë e Bashtovës, aty ku Ferit Keta lufton për titullin kampion bote në Kikboks të Federatës IKBF.

Spoti promocional për boksierin shqiptar rrënqethës. Në plan të parë simbolet e flamurit Kombëtar me Shqiponjën ngadhimëtare në fluturim mbi troje…

Në ring do të ngjitet edhe “RTSH” me dy moderatorët sportivë Defrim Methasani dhe Hygerta Sako. Qershia mbi tortë pritet të jetë komenti dhe moderimi i ndeshjes Keta- Guillermo Blokland nga moderatori amerikan me famë botërore i eventeve të mëdha në ring, Mike Martham.

Guillermo Blokland rivali i Ketës një holandez 29 vjeçar me shtatlartësi 1.88 metra. Peshon 82 kilogramë. 19 fitore për “Cobra” (pseudonimi vetjak) i cili edhe për stafin Kuqezi llogaritet me koeficent të vështirë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!