Bajern nis me barazim, Arsenalin e zë “Bleta”
Valencia mban lart moralin e skuadrave me ‘emër’ që startuan sot në tri kampionate elitare. Në ‘Mestaja’ në ndeshjen e parë sezonale të La Liga-s të zotët e shtëpisë mundën 1-0 Getafen nga Madridi.
Asgjë për Arsenalin e Londrës në transfertën e Brentfordit. Sikundër sezonin e kaluar teksa fillimi ishte skandaloz për ‘topçinjtë’ edhe ndaj debutuesëve me nofkën “Bleta” të Brentford, skuadra e Artetës mundet 2-0.
Dramatike sfida e Bundesligës me Gladbah- Bajern Mynih që luajtën me motorë të ndezur nga fillimi e deri në fund. Fillimisht vendasit përpara me Plea në të 10′. Më pas vjen radha e goleadorit të njohur Levandovski i cili pas tri tentativave arrin të kalojë zvicerianin Zomer. Ishte e 42′-ta.
Ndeshje sot:
Gladbah- Bajern 1-1
Valencia- Getafe 1-0
Brentford- Arsenal 2-0
