Brentford hap dyert, shitën të gjitha biletat
Sot Brentford- Arsenal (21:00) hap kampionatin e ri në Premier League me tifozët që kthehen në stadiumet angleze.
Dhe kush më mirë se Brentford i kthyer në Premier i cili njofton se ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen me Arsenalin, në stadiumin me kapacitet prej 17.500 vendësh.
“Ky është fillimi i një bote të re ku nuk kemi qenë kurrë më parë”, tha trajneri i Brentfordit, Tomas Frank duke ju referuar kohës së gjatë të pandemisë e cila mbajti larg tifozët.
Nga ana tjetër shefi ekzekutiv i Premier Leagues, Riçard Masters, përpara kthimit të tifozëve në impiantet e elitës u shpreh. “Është një moment i rëndësishëm. Ndihet sikur është një kthim në një lloj normaliteti. Ne gjithmonë do të jemi të kujdesshëm dhe do ta vendosim sigurinë në radhë të parë”.
Ndërkaq qeveria e Boris Xhonson ende nuk ka kërkuar pasaportën e vaksinimit për grumbullimet e njerëzëve. Lehtësira që mund të privohen në muajt në vijim. Gjithnjë në vartësi të Koronavirusit famëkeq.