Zyrtarizohet Lukaku: I plotësuar te Çelsi

Romelu Lukaku u zyrtarizua sot përfundimisht te Çelsi. Klubi i Roman Abramoviç shpenzoi plot 115 milion euro për ta rikthyer për herë të tretë Lukakun në Londër.

Pas aventures me Konten te Interi edicionin e kaluar, 28-vjeçari belg ka firmosur sot një kontratë 5-vjeçare prej rreth 12 milion eurosh në sezon.

Lukaku pranoi se rikthimi te blutë e Londrës është arritje goxha e madhe në aspektin personal:

Ndjenjë e jashtëzakonshme të rikthehem këtu, do përpiqem të ndihmoj Chelsea për të fituar të tjerë trofe.

Klubi dhe Chelsea, sa i përket ambicieve që kanë, janë perfekte për nevojat e mia. Mezi po pres të zbres në fushë“, tha sulmuesi belg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!