Promo e Champions: Real, Barça e Juve jashtë…

Fillimi i Ligës së Kampionëve, eveti më i rëndësishëm në Europë për klube është në derë. Nga java tjetër nisin takimet fillimisht me fazën play -off e më pas për të vijuar deri në fund me formulat e njohura organizative.

Ndërkaq, UEFA si zakonisht, ka publikuar promon e re në funksion të fillimit të kompeticionit dhe, çuditërisht, as Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nuk janë përfshirë në imazhet e kampionëve të edicionit të fundit.

Liverpuli gjithashtu mungon në promo, por mungesa e dy spanjollëve dhe Juves, tre skuadrave të fundit të mbetura në Superligë, shkakton një sensacion. Një sinjal nga Ceferin për ti mbajtur “larg” tri skuadrat e mëdha në kontinent apo thjeshtë koinçidencë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!