Moraes mbyll me krutanët

sportiim2

Braziliani i dalluar i Kastriotit edicionin e kaluar Agnaldo Moraes figuron i larguar nga krutanët.

Mesfushori 27-vjeçar ndër pikat e forta të formacionit të Ndreut teksa shquhej shpesh për fantazi ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete se ka hequr dorë nga vijimi i karrierës sportive me krutanënt.

Ai shkruan:”Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë te Kastrioti për vitin që kaluam së bashku. Urimet më të mira për të gjithë dhe paçi fat në sezonin e ri”.

?>