Miqësore/ Humb Dinamo, Partizani 0-0 me krutanët

Dinamo mundet në miqësore nga Egnatia 0-1 në nje test të luajtur sot në Pogradec me rrogozhinasit që fitojnë ndeshjen por dhe një futbollist brazilian të quajtur Pedro Augusto Kabral Karvalho ,shkurt Pedro.

Ndërkaq në ‘Redi Maloku’ të Fushë- Krujës, dy skuadrat më pak të riformatuara të Superiores, Kastrioti dhe Partizani u ndalen te shifrat e bardhë 0-0.

Skuadra e kuqe pasi ka dëbuar thuajse të gjithë titullarët e sezonit të kaluar akoma nuk po vendos të kryejë afrimet e menduara më herët. Edhe Redon Mihana dhe Mario Gjata nga Apolonia ende pa ofertën konkrete.

Te Kastrioti janë më racionalë. Disa afrime të spikatura por largimi i Moraes sot ka prishur goxha planet e Ndreut për sezonin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!