Nis Maqedonia e V, 4 shqiptaret barazim

Akrapoviç në debutim me Shkëndjën: “Futbolli luhet për gola. Ne sot kemi lëshuar mundësi të shënojmë edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë nga mundësi të 100%. Në këtë aspekt duhet të punojmë.”

Ka nisur sot sezoni i ri futbollistik në Maqedoninë e Veriut. Skuadrat shqiptare janë po ato (4) dhe të gjitha sot barazuan. Shkëndija pa Gjokën në timon (larguar) në udhëtim ndaj Tikves 0-0.

Të njëjtin rezultat regjistroi edhe Shkupi, ekipi tjetër shqiptar. Bardhekaltrit morën vetëm një pikë në transfertën kundër Bregalnicës.

Renova-FK Skopje 1-1. Remzi Selmani kaloi ekipin tetovar në avantazh në minutën e 73-të, por miqtë evituan humbjen në të 78′-ën.

Në mbrëmje Struga Trim Lum, barazoi 1-1 jashtë fushe me Akademija Pandev. 

Shifrat/ Java e parë Maqedoni e Veriut:

Akademija Pandev-Struga 1-1

Breglanica Stp-Shkupi 0-0

Makedonja GP-Pelister 1-0

Rabotniçki- Borec 1-0

Renova-FK Skopje 1-1

Tikves- Shkëndija 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!