Aguero kërkon të largohet nga Barça

Sulmuesi argjentinas dhe avokatët e tij po shqyrtojnë mundësinë që ai të largohet këtë verë pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e Barcelonës.

Kun Aguero me vetëm dy muaj te Barcelona ka vënë në dijeni agjentët e tij se dëshiron të largohet pa nisur mirë te Blaugranët. Një lajm që po qarkullon në mediat sportive dhe që me gjasë ka lidhje me kaotizmin që ka shoqëruar që të enjten pasdite deklarimi se Barcelona nuk rinovon me Mesin.

Ky i fundit sipas Sky Sport nesër do të takojë shokët te Barça dhe do të niset drejt Parisit. 30-35 milion euro neto në sezon për një kontratë 2-1.

Ndërkaq, sikurse shumica e futbollistëve të Barcelonës edhe Rei Manaj ka shkruar diçka lidhur me kohën që u stërvit me Mesin. Nga ana tjetër tifozët katalanas, gjithë zemratrën e kanë deleguar te Grizman duke e quajtur francezin si sebepin e parë për largimin e idhullit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!