Vincent Kompani: Nuk e nënvlerësojmë Laçin


Ndonëse Rudi Vata flet për klubin belg me bindje se Laçi nuk përbën problem për Anderleht, tekniku Kompani thotë se në fushë duhet kujdes.

Rivali i Laçit në Conference League Anderleht fill pas zbarkimit sot në Elbasan u stërvit për 60 minuta në impiantin “Elbasan Arena”. Mes tyre dhe Zirkze, i huazuari i fundit që vjen nga Bajern Mynih.

…konferenca e trajnerit Kompani:

Ish-ylli i Mançester Sitit u shfaq me skuadrën e tij Anderleht në Shqipëri për ndeshjen me Laçin ndërsa pak çaste më parë ka dalë në një prononcim për mediat. Fillimisht u tha që trajneri i ekipit nga një lagje e Brukselit por me emër të madh në kontinent nuk do të udhëtonte me grupin për shkak të mungesës së liçencës UEFA Pro por në stol do të jetë ai dhe jo Kraig Belami.

E gjithë kjo është thjesht një burokraci nuk besoj se është një çështje por gjithsesi e rëndësishme është që unë jam pranë ekipit dhe dëshirojmë të bëjmë mirë. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin por nuk e ndjej veten nën presion. Ne kemi ardhur në Shqipëri për të fituar dhe besoj që do t’ja dalim mbanë dhe pse llogaritë do të bëhen në përfundim, pas ndeshjes së kësaj të enjteje dhe asaj të javës së ardhshme”.

Ne nuk nënvlerësojmë askënd. Sigurisht i bëjmë llogaritë me veten tonë, por Laçit i kam parë 2-3 ndeshjet e fundit për të kuptuar mënyrën sesi luani. Kam parë që lojën e tyre e bazojnë në një mbrojtje shumë të fortë dhe besoj se nuk do ta kemi të thjeshtë, sepse kanë treguar në disa ndeshje që nuk është e thjeshtë t’i shënosh gol. Megjithatë ne do të marrim masat e nevojshme dhe urojmë që të bëjmë mire”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!