Brazili kalon Meksikën, në finale të ‘Tokio 2020’

Gjysmëfinale U23 ‘Tokio 2020’: Brazil- Meksikë 0-0 (4-1 pen)

Brazili olimpik në futboll ka siguruar finalen e ‘Tokio 2020’. Në gjysmëfinale skuadra ‘Seleciao’ ia doli me mjaft vështirësi të kalojë Meksikën pas goditjeve të penalltive duke u ndalur te shifrat 4-1.

Një duel i vësjtirë që zgjati jo vetëm 90 minuta por dhe 2×15. Georgi Kabakov, 35 vjeçari bullgar që gjykoi këtë duel, u pa mjaft i paqartë duke lejuar lojë të rëndë e mos parë topa të prekur me duar në zonë.

Kështu në finale, Brazili i teknikut Andre Zhardinë do të presë njërin nga dy përfaqësitë mes Japonisë dhe Spanjës.

Ndeshja nis pas pak. 13:00 (Saitama). Kevin Ortega, Peru drejton ndeshjen

Gjysmëfinale: Japoni-Spanjë, formacionet zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!