Kampionet Olimpike Krasniqi e Gjakova, kthehen në Kosovë

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova pak çaste më parë kanë zbritur në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Dy kampionet Olimpike në Xhudo gjatë Lojrave Olimpike në ‘Tokio 2020’ u pritën nga kreu i qeverisë Albin Kurti dhe shumë personalitete të jetës publike në Kosovë.

Sipas mediave në Prishtinë, dy kampionet Olimpike do të vazhdojnë drejt sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku do të priten nga qytetarët e vendit, për nder të medaljeve të Arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!