U17 mblidhet në Kamëz

Sipas fshf.org, ekipi Kombëtar U-17 do të zhvillojë ditën e mërkurë (4 gusht 2021) një seancë stërvitore me lojtarë të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar, nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku.

Futbollistët e thirrur në këtë seancë stërvitore kanë qenë pjesë e grumbullimeve dhe seleksionimeve të mëparshme të organizuara nga FSHF-ja, nën monitorimin e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave si dhe specialistëve të Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Në këtë grumbullim, që nis në ora 19:00 në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, do të jenë të ftuar rreth 19 lojtarë, të cilët i përkasin vitlindjeve 2005-2006.

Trajneri Bulku do të ketë mundësi të shohë në këtë seancë stërvitore gjendjen taktiko-fizike të lojtarëve të grumbulluar si dhe kërkon të mbajë në vëzhgim ecurinë e tyre.

Duke qenë se aktualisht ekipi Kombëtar U-17 nuk ka ndeshje zyrtare të parashikuara, trajneri Bulku po përgatit grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për moshën U-17.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!