Gent Muça rikthehet bardheblu

Gentian Muça fill pas mbylljes me Prishtinën, rikthehet te Tirana e tij. Mbojtësi një ikonë bardheblu, do të mbajë sërish veshur fanellën e dashur pas një sezoni pozitiv me Prishtinën në IPKO teksa arriti të fitonte titullin kampion.

Gent Muça 34 vjeç, rikthehet në klubin ku ka luajtur për pjesën më të madhe të karrierës. Tirana me një njoftim në rrjete ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit.

“Përjetë bardheblu!Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qënë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë”, 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!