Dianje, senegalezi kuqeblu

Vllaznia zyrtarizoi sot bashkimin zyrtar të senegalezit Fallu Dianje. Mbrojtësi afrikan me eksperiencë të madhe teksa është aktivizuar me skuadra si Verder Bremen dhe Metz në Francë, konsiderohet goditje te shkodranët.

Dianje 31 vjeç, duket se do mbushë boshllëkun e lënë nga Imami i cili pasi luajti dhe në Europë për kuqeblutë iu bashkua Dinamos së Bledi Shkëmbit.

Njoftimi:

“Vllaznia firmos me Fallou Diagne. Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri. Mirë se erdhe Fallou Diagne!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!