Vllaznia merr një sulmues kroat

Largohen Imami e Dilaver, vjen një sulmues i ‘panjohur’

U eleminua nga turi i dytë kualifikues në Conference League me AEL Limasol por së fundi te Vllaznia ecin me projekt të qartë. Kryesisht në kompozimin e grupit të ri.

Klubi kuqeblu prezantoi sulmuesin kroat Ante Aralica. 25 vjeçari do të jetë pjesë e shkodraneve per 2 sezonet e ardhshme.

Shtatlarti në të shkuarën ka luajtur në Rumani me Hermanstadt (asnjë gol i shënuar në edicionin 2020-21), ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Luçko, Lokomotiva Zagreb, Sesvete e Rudes në Kroaci, si dhe ka luajtur me Lokomotiv Plovdiv në kampionatin bullgar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!