Anderleht ndalet në barazim, Shamrok pastër

Rivali i Teutës, Shamrok Rovers fitoi të premten 3-1 ndaj rivalit në klasifikimin irlandez, St. Patrik duke dëshmuar se gëzon formë optimale, e kundërta ngjet me kundërshtrin e Laçit.

Mbrëmjen e sotme Anderlehti i Belgjikës, një emër i madh i së shkuarës jo vetëm në kampionatin belg por dhe në Europë, nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1- në fushën e Eupen.

Fillimisht Anderleht përpara me një gol të shënuar nga Benito Raman (39′) por pa u mbyllur pjesa e parë Eupen barazon me Kuls.

Ky është rezultati i 11-të radhazi (bashkë me testet) që ish ekipi i Besnik Hasit, nuk arrin të fitojë.

Të enjten Anderleht, do të përballet me kurbinasit në ‘Elbasan Arena’ për turin e tretë në Ligën e Konferences.

Formacioni i sotëm i Anderleht:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!