Shorti i edicionit 2021-22

Kategoria Superiore do të nisë më 11 shtator rrugëtimin e saj të 83-të. Këtë të premte, në stadiumin “Air Albania” u hodh edhe shorti i kësaj Kategorie për edicionin 2021-2022, ku u përcaktua kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore dhe mediave si edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, futbollistja e ekipit Kombëtar të femrave, Megi Doçi si dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola.

Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione. (FSHF)

Më poshtë do të gjeni javën e parë të ndeshjeve të Kategorisë Superiore që do të luhen duke nisur nga 11 shtatori:

KF Tirana – KF Skënderbeu

KF Egnatia – FK Kukësi

KS Kastrioti – FK Dinamo

KF Laçi – KF Vllaznia

KF Teuta – FK Partizani

Kliko mbi linkun poshtë për kalendarin e plotë:

Kategoria Superiore sezoni 2021-2022, kalendari i plotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!