Shkëlqeu te Sopoti, Mziu i bashkohet Korabit

 Ish-sulmuesi i Sopotit, Vilson Mziu,ka lënë Sopotin për të kontribuar te Korabi në Kategori të Parë.

I ardhur nga Vora i Kategorisë së Parë në fillim të janarit të këtij viti, lojtari spikati te Sopoti, gjatë fazës së dytë, ku arriti të shënojë  për fanelën e Sopotit plot pesë gola.

Në  ndeshjën e datës 3 mars 2021 përballë ekipit të Klosit, ndërsa Sopoti fitoi me rezultatin 1-4, Mziu shënon golin e dytë për Sopotin në të 47-ën’.

Më pas do të vinte ndeshja Sopoti-Valbona e fituar nga librazhdasit me rezultatin 6-0, Mziu vulos rezultatin e ndeshjes në të 78’,duke shënuar golin e gjashtë për ekipin e tij.

Do të vinte më pas ndeshja e 17 prillit,teksa Sopoti luan në transfertë përballe Internacional-it dhe fiton me rezultatin 3-7. Mziu ka shënuar dy herë në këtë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër,Sopoti-Mirdita , e fituar 2-1 nga Sopoti, Mziu ka shënuar golin e parë për Sopotin në të 12’.

E nëse Sopoti nuk e arriti objektivin e tij për t’u ngjitur në Kategori të Parë ndonëse iu afrua ndjeshëm, kjo erdhi për shumë faktorë.

Ndërkaq këto ditë, ai ka “fluturuar” nga një mal në tjetrin, për tu sistemuar te Korabi i Kategorisë së Parë. Pas emërimit të trajnierit Artan Mergjyshi dhe përforcimeve të tjera në skuadër, skuadra dibrane duket se objektiv parësor do të ketë ngjitjen në Superiore. (Haxhi Balliu Sporti im.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!