Kukësi fazë në Slloveni, parashikohen teste të ndryshme

Dy seanca në ditë dhe fazë përgatitore në Slloveni. Kukësi i Longos nis të konturohet.

Kukësi ndyshe nga edicionet e fundit, sezonin që u mbyll, mbeti pa trofe dhe pa një biletë europiane. Futbollistë që ikin e vijnë dhe një skuadër që luan gjithnjë jashtë Kukësit. Impanti në ndërtim…

Ndërkohë në vigjilje të sezonit të ri, Kukësi ka arritur të rikompozohet ndjeshëm. Sidomos në pjesën teknike aty ku Pero Pejiç, drejtor sportiv dhe Diego Longo trajner, duken mjaft seriozë e të aftë.

Kontigjenti për tu verifikuar. Klubi bën me dije në rrjete:

“Ekipi ka vijuar me pergatitjet per sezonin e ri ne kompleksin “Football Republic”, ne pritje te fazes pergatitore. Skuadra ka qene e plote nen urdherat e trajnerit Longo, teksa pak nga pak po ambientohen edhe futbollistet e afruar ne merkaton e veres.

Per te arritur sa me shpejt formen fizike, stafi ka planifikuar nga dy stervitje ne dite. Stervitja e paradites, pasohet edhe nga nje seance pasdite me futbollistet qe po marrin ngarkese te plote.

Skuadra do te kryeje fazen pergatitore ne Slloveni kete vere, teksa eshte planifikuar qe javen e dyte te gushtit, ekipi te udhetoje ne drejtim te tokes sllovene ku edhe do te zhvilloje ndeshje miqesore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!