Edi Rama merr uniformën e Juventusit në Shkup

Nesër Mini Shengeni në Shkup, Rama gjën fanellën e personalizuar të Juventusit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një takim joformal sot në Shkup është befasuar nga kreu i Bashkisë së këtij qyteti me një dhuratë të personalizuar.

Rama nuk e fsheh kurrë se bën tifo për bardhezinjtë e Juves në Seria A. Me gjasë ky u bë shkaku që kreu i qeverisë shqiptare të marrë në prezencë të Aleksandër Vuçiç (Serbi) dhe Zoran Zaev (Maqedoni e Veriut) si dhuratë fanellën e këtij ekipi.

Ishte Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë simbolikë e cila u duartrokit nga ata që ishin prezent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!