Alioski firmos te Al Ahli

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës “Al Ahli” në Arabinë Saudite. Kjo e fundit plotësoi të gjitha kërkesat financiare të Alioskit, para skuadrave të Fenerbahçes dhe Trabzonsporit.

Ish-futbollisti i Lidsit në Premier League, firmosi kontratën 2 vjeçare me Al Ahlin, për të cilën do të përfitojë 5.4 milionë euro në total. Skuadrat turke pas bisedimeve pa një mendim të qartë nuk ofruan më shumë 4 milionë euro për kontratën 2 vjeçare.

 Ezgjan Alioski pritet të fitojë edhe nga bonuset të cilat vertiten diku te 1 milion euro. Kjo në varësi të trofeve me klubin e ri arab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!