Rivali i Laçit mundet thellë dhe humb dy titullarë

Në Arenën Kombëtare të Bukureshtit, kundërshtari i Laçit në Europa League, Universitatea Krajovë, u mund thellë mbrëmjën e sotme nga FCSB me rezultatin 4-1.

Çikaldau, kapiteni që luajti në ‘Elbasan Arena’ (numri 10) ndaj Laçit, u shit dje te Gallatasaraji për 6.5 milion euro. Por lajmi i keq për Universitatea Krajovë lidhet me faktin që në ndeshjen e sotme u dëmtua keqas sulmuesi Andrei Ivan (tërheqje).

Për tu ditur:

Ndërkaq, edhe pse skuadra FCSB njihet si Steaua Bukuresht, kjo nuk është e vërtetë.

Në 2003 klubi i ushtrise (Steaua Bukuresht) ia la ekipin shoqërise se Gigi Bekalit, por jo emrin, marken dhe palmaresin. Pra Steaua në një kuptim u nda dysh. Një që ishte në aktivitet dhe një tjetër që u “shua”. Ajo që kishte logon dhe palmarsin.

Në 2014-ten, gjykata tha që ekipi nuk quhet me Steaua. Ne 2017 -ën ushtria, riaktivizoi sërish ekipin e futbollit me emrin Steaua. Këtë sezon u ngjit në ligë të 2-të. Ndaj dhe kampionët në fuqi të Rumanisë kanë emrin FCSB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!