Skuadrat e Superiores, turi i dytë i Ligës së Konferencës

Merr udhë të ënjtën turi i dytë eliminator për skuadrat e Kategorisë Superiore në Conference League.

Të impenjuara duke nisur nga ora 19:00 janë Laçi, Teuta, Vllaznia ndërsa në 20:15 Partizani. Bardhezinjtë dhe ‘Djemtë e Detit’, në të vajtjes në shtëpi. Për Vllazninë dhe Partizanin kalendari ofron transfertat respektive në Limasol (Qipro) dhe Bazel (Zvicër).

Programi për 4 skuadrat e Superiores në Ligën e Konferencës:

Ndeshjet e vajtjes: 22/07/2021

19:00

Laçi– Universitatea Krajovë, ‘Elbasan Arena’ Gjykon norvegjezi Rohit Saggi.

Teuta– Inter D’Eskaldes, ‘Niko Dovana’. Gjykon Rauf Jabarov AZE.

AEL Limasol- Vllaznia në ‘Tsirion Stadium’ Limasol (CYP). Gjykon danezi Mads Kristofersen. 

20:15

Bazel- Partizani në ‘Jakob-Park’ Bazel. Gjykon holandezi Denis Higler.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!