Firma/ Balaj te debutuesit e Rusisë

Bekim Balaj sulmuesi kuqezi rikthehet të luajë përsëri në kampionatin rus. Pas dy edicionëve me ulje-ngritjeje te austriakët e Sturm Graz shkodrani 30 vjeçar, ia del të firmosë për Nizhni Novogorod. Do të mbajë numrin 11-të dhe takimin e parë e luan me Soçin.

Ishte vetë klubi i ri por dhe faqja zyrtare e kampionatit rus që ka bërë publik lajmin. 30-vjeçari ka firmosur për dy sezone me skuadrën që u ngjit këtë sezon në Premier Ligën e Rusisë.

Me Akhmat Grozy , Balaj u aktivizua për tri edicione ndërsa për mediat ruse fill pas akordit ai është shprehur:

Në fund të sezonit të kaluar, u thirra në ekipin kombëtar shqiptar për ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, të cilat u zhvilluan në fillim të qershorit. Më pas pata një pushim të shkurtër. Ndërkohë, fillova të marr oferta nga klube të ndryshme, por zgjodha Nizhny Novgorod.

E njoh shumë mirë Premier League të Rusisë. Ky është një kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim, vendosa të rikthhem përsëri në këtë atmosferë të paharrueshme”,ndër të tjera Balaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!