Kastrioti, De Silva dhe Moraes dëshira për largim

I solli ‘Fusion Group Agency’, kërkojnë ti transferojnë në Rumani. Në 2019 dërguan Roxher Zhunior nga Kastrioti te Riga e më pas te UTA Arad.

Dy futbollistët më produktivë të edicionit të kaluar te Kastrioti, Devid De Silva dhe Agnaldo Moraes me shumë mundësi nuk do të jenë në komandë të Ramazan Ndreut për sezonin e ri.

Krutanët pasi i shpëtuan për ‘fije’ rrëzimit nga Superiorja teksa në play off kaluan Tomorin (2-1) kanë pasur përgjatë gjithë periudhës post kampionat firo pafund.

De Silva goleador (10 gola) dhe Moraes njëri nga fantazistët më të dalluar në Superiore gjatë edicionit të 82-të Kombëtar, gati të udhëtojnë drejt Rumanisë. Nga klubi i ‘Kastriotëve’, shprehen se të dy brazilianët kanë oferta.

Fakti që ata janë nën kontratë edhe për një vit me Kastriotin bën që gjithçka të jetë në dorë të drejtuesëve krutanë. Paratë janë aty…

Ndërkaq sot Kastrioti nisi zyrtarisht përgatitjet për edicionin 2021-22

Lista e të larguarëve nga Kastrioti:

  1. Patrik Bardhi
  2. Ermir Rezi
  3. Xhulio Mehmeti
  4. Silvestër Shkalla
  5. Rei Nuriu
  6. Klejdi Daci
  7. Realf Zhivanaj
  8. Fjoralb Deliaj
  9. Amer Duka
  10. Silvio Vokrri
  11. Edy Bojom
  12. Laurenc Xheka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!