Daja: Bazeli? Të respektojmë veten tonë

I shoqëruar nga kapiteni Alban Hoxha, trajneri i Partizanit Ilir Daja ka dalë sot para mediave në Bazel për të folur lidhur me ndeshjen e ditës së enjte me Bazelin vendas.

Luhet e vajtjes për Conference League, turi i dytë eliminator:

Daja:

“Përballë kemi një ekip të vështirë. bazeli është ndër ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zvicerian. kanë qënë pjesëmarrës të rregullut në kompeticionet europiane duke qënë pjesë dhe në grupet e Ligës së kampionëve.

Kampionati zvicerian është më i fortë se yni dhe bazel e ka mbyllur edicionin duke marrë vendin e dytë.Do thoja që bazel ka pasur më shumë kohë për të përgatitur në raport me ne që pas kualifikimit të merituar me Sfintul kemi pasur vetëm tri ditë në dispozicion.

Respektojmë Bazelin por kemi ardhur që të respektojmë dhe vetën tonë. Nëse kemi një ëndërr, dhe duam ta bëjmë realitet ta bëjmë këtu në Zvicër. Përtej koeficentit të vështirësisë që parqet kjo ndeshje.

Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme.

Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë. Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon.

Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për ti hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptar të Bazel”,Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!