UEFA vendos, Stambolli organizon finalen e Champions 2023

Sot, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka caktuar qytetet që do të presin finalet e garave të klubeve UEFA në vitet e ardhshme.

Pas zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2021 nga Stambolli në Porto, u vendos që finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 të luhet në stadiumin olimpik Atatürk në Stamboll.

Përveç kësaj, ngjarja hapëse e sezonit europian të klubeve, e cila përfshin shortet në fazën e grupeve të UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League, do të zhvillohet në Stamboll në fund të gushtit për 2021/22 dhe 2022/23 .

Si rezultat, finalen e Ligës së Kampionëve UEFA 2023, e planifikuar fillimisht në Mynih, do të luhet në qytetin gjerman në 2025. Stadiumi Wembley do të ruajë të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve UEFA 2024.

Pas tërheqjes së dy qyteteve pritëse të UEFA EURO 2020, Komiteti Ekzekutiv i UEFA miratoi një marrëveshje zgjidhje për të organizuar disa finale të garave të klubeve në të njëjtat qytete, duke njohur përpjekjet e tyre dhe investimet financiare në përgatitjen e turneut.

Kësisoji, Dublini do të presë finalen e UEFA Europa League në 2024, ndërsa Bilbao do të presë finalet e UEFA Champions League Femra 2024 dhe UEFA Europa League 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!