Dinamo bëhët e frikshme, Ibraimi vishet blu

Pas goditjes së radhës me Ibraimin, pritet që bluve ti shtohet edhe mbrojtësi Imami. Pas ndeshjes së djeshme me Vllazninë konfirmoi strehëzën e re.

Dinamo tani bëhët e frikshme. Së paku për Kategorinë Superiore aty ku rikthimi i bluve duket se vjen në paketë.

Te Dinamo e re me Shëmbin në stol, janë afruar Patrik Bardhi, Xhuliano Skuka, Aleksandar Sofranak, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Goran Siljanovski, Aleksandar Isaevski, Besir Demiri, Rimal Haxhiu dhe sot goditja ‘big’ e Agim Ibraimit.

Sulmuesi anësor 32 vjeçar nga Tetova, ka nënshkruar fill pas zyrtarizimit nga Kukësi si lojtarë i lirë me 18 herë kampionët e vendit, Dinamon, për një edicion sportiv.

Klubi njofton:

Agim Ibraimi, afrimi rradhës tek Dinamo

Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e rradhës, Agim Ibraimi.Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për tu vënë në urdhrat e trajnerit Shkëmbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!