Rashford: Ndihem krenar për ‘Tre Luanët’ në gjoks

Rashford reagon: “S’do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur”

Sulmuesi i Anglisë, Markus Rashford, ka kërkuar falje për humbjen e penalltisë ndaj Italisë, por ka shtuar se “s’do të kërkoj kurrë falje për atë që jam dhe nga ku kam ardhur”.

Reagimi erdhi pas sulmeve raciste ndaj tij dhe dy lojtarëve të tjerë Xhejdon Sanço e Bukaio Saka.Ata ishin pre e fyerjeve pas finales të fituar nga Italia në “Wembley”.

Ndjej sikur i kam zhgënjyer të gjithë. Mund të pranoj kritika për performancën time gjithë ditës, penalltia ime nuk ishte mjaft e mire, do të duhej të përfundonte në rrjetë.

Por unë nuk do të kërkoj kurrë falje për atë që jam dhe nga ku kam ardhur”,- ka shkruar Rashford, duke shtuar se “s’ka pasur moment më krenar se të mbaja ata “Tre Luanë” në gjoksin tim dhe të shihja familjen time të brohoriste për mua”.

Një mural i Rashfordit, në vendin e tij të lindjes, Withington, është dëmtuar, pasi ai humbi penalltinë. Ndaj sulmeve raciste ndaj tij dhe lojtarëve të tjerë, ka patur reagime të shumta nga Federata Angleze, dhe madje, edhe nga kryeministri britanik, Boris Xhonson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!