Duka: Përballë kam komentatorin

Nuk e ka vendosur ende nëse do kandidojë për një mandat të pestë si kreu i FSHF-së por Armand Duka nuk humb kohë për të hedhur dorashkën rreth kandidaturës së sapo shpallur të Dritan Shakohoxhës për këtë post.

Duke folur të hënën për gazetarin Endi Xhafo në ABC, Duka tha:

“Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë. Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet.” 

Përballë një gazetar?Komentator’, pret Duka që ecën: “Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e federatës” ,ndër të tjera Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!