Italia e 82-it, letër prekëse për protagonistët e sotëm

Italia me të gjitha mënyrat për të arritur te trofeu i Euro 2020. Përpos zhurmës mediatike dhe faktorit pranë ‘axurëve’, enkas për finalen e sotme Itali- Angli për tu luajtur në Uembli në 21:00, ka një qasje speciale të atyre që fituan Kupën e Botës në 11 korrik 1982.

Heronjtë e të ndjerëve Enzo Bearzot dhe Çezare Maldini triumfuan pikërisht në 11 korrik (si sot) në ‘Santiago Bernabeu’ në finalen ndaj Gjermanisë 3-1.

Sot protagonistët e gjallë por dhe familjarët e atyre që kanë ndrruar jetë, kanë përpiluar një letër me adresë futbollistët e Roberto Mançinit.

Mariela Shirea nënshkroi për Gaetanon të madh, Federika Rosi për Paolo Rosin, vajza Çincia për trajnerin e madh Bearzot dhe Paolo Maldini për Çezare Maldinin si zëvendës trajneri i Italisë së 39 viteve më parë.

Letra:

Javët e fundit kemi parë tek ju shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten. Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë. Do të jetë e njëjta gjë për ju.

Çfardo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur.Dhe tani shkoni në Londër, dilni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni bërë gjithmonë… historitë e mira nuk mbarojnë kurrë! Forca djema ”.

Firmëtarët:
1 Dino, 2 Franco, 3 Beppe, 4 Antonio, 5 Fulvio, 6 Claudio, 7 Gaetano-Mariella, 8 Pietro, 9 Giancarlo, 10 Beppe, 11 Gian Piero, 12 Ivano, 13 Lele, 14 Marco, 15 Franco, 16 Bruno , 17 Daniele, 18 Alessandro, 19 Ciccio, 20 Paolo-Federica, 21 Franco, 22 Giovanni, CT Enzo-Cinzia, Cesare-Paolo Maldini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!