Argjentinë/ Buenos Aires pushtohet nga festa e trofeut…

Suksesi ndaj rivalit të madh Brazilit e ka shtuar dozën e festimëve në Buenos Aires

Finalja e Copa America në ‘Maracana’, fituar nga Argjentina mëngjesin e sotëm (02:00) ndaj Brazilit, e kthen në festë kombëtare mbërritjen e triumfatorëve në kryeqytet.

U deshën 28 vite pritjeje që Argjentina të rikthehet të fitojë një trofe të Kupës së Amerikës por pas 4 finaleve të humbura, Mesi me shokë, arrijnë të triumfojnë duke përligjur pritshmëritë. Suksesi ndaj rivalit të madh Brazilit e ka shtuar dozën e festimëve në Buenos Aires.

Përballë formacionit të Tite, skuadra e Skalonit arriti të shënojë një supergol me Di Marian teksa luhej e 21′-ta.

Festa pas ndeshjes e Mesit tregues i fortë se sa e ka dëshiruar 6 herë fituesi i Topit të Artë këtë Kupë Amerike. Në kryeqytet festojnë si…një kupë bote.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!