Argjentina fiton finalen e Copa America, Mesi…

Finale në CONMEBOL Copa America në ‘Maracana’: Argjentina- Brazil 1-0 (Di Maria 21′)

U deshën 28 vite pritjeje që Argjentina të rikthehet të fitojë një trofe të Kupës së Amerikës.

Pas 4 finaleve të humbura Mesi me shokë arrijnë të triumfojnë në Copa America. Përballë Brazilit, skuadra e Skalonit arrin të shënojë një supergol me Di Marian teksa luhej e 21′-ta.

Gjyqtari nga Paraguai Esteban Ostojich vetëm 39 vjeç mbajti drejtësi në finalen Argjentinë-Brazil të luajtur pak çaste më parë në Maracana të Rio De Zhaniero për Copa America numër 47-të.

Nga ana e tij Brazili kryesisht në pjesën e dytë ishte superior në të gjitha drejtimet teksa Nejmar thuajse perfekt në fushë ( mbytet në lot në fund të ndeshjes) vjen e ndalet shpesh me lojë të rrezikshme. Një gol i Argjentinë që mbrohet me gjak deri në fund. Mesi tashmë ka një trofe të madh me kombëtaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!