Skocia, tifo të çmendur për Italinë

‘The National’: “Na shpëtoni Roberto, ju jeni … shpresa jonë e fundit”
Të dielën në mbrëmje, tifozët e Italisë do të jenë në pakicë në Wembley ndaj Anglisë në finalen e madhe të ‘Euro 2020’, por të kaltërit e Roberto Mançinit do të kenë mbështetjen e një kombi tjetër, Skocisë, rivalit të madh sportiv të Anglisë.
Jo vetëm një mobilizim i paparë në mediat sociale për të dërguar mesazhe mbështetje për Zhorzhinjon dhe shokët e tij, por sot gazetat kryesore skoceze dolën në fushë. ‘The National’ i kushtoi faqen e parë imazhit të Roberto Mançinit në version Braveheart. Origjinal si Mel Gibson në filmin e famshëm, me fytyrën e tij të pikturuar në të kaltër dhe të bardhë, ngjyrat e Skocisë.
Më shumë se mediatike titulli tingëllon si një lutje: “Na shpëtoni Roberto, ju jeni … shpresa jonë e fundit! “. Edhe ‘Daily Record’ gjithashtu në mbështetje të Italisë dhe këtë e bën këtë përmes një ftese drejtuar lexuesve të saj: “Domenica Peroni dhe Pizza”
