Mesi apo Nejmar? Finalja në 02:00 në ‘Maracana’

Të gjithë duket janë me ‘Mesin’. 4 finale të humbura nga Argjentina me Mesin në bord, janë histori disi e çuditëshme.

Finalja e madhe e edicionit të 47-të CONMEBOL ‘Copa America’ ndërmjet dy kombëtareve më me histori në Amerikën e Jugut, do të nisë sapo të futet 11 korriku.

Në 02:00 Argjentinë-Brazil, luhet në mitikun “Maracana Stadium’ për ti dhënë udhë trofeut të parë për njërin nga lojtarët e mëdhenj Mesi te Argjentina ose Nejmar te Brazili.

Për Mesin e 6-të ‘Topave të Artë’, Copa America, finalja aktuale dhe Botërori ‘Katar 2022’, do të jenë shanset e vetme për ta kompletuar gjeniun e futbollit të luajtur në nivelet më të larta të historisë.

Lionel Skaloni trajneri i Argjentinës, ka bindje se Mesi s’ka lidhje me “fitojmë ose jo finalen”. Ai është më i miri thotë tekniku..

“Fitojmë ose jo në finale, Lionel Mesi do të jetë akoma lojtari më i mirë në histori. Ai nuk ka nevojë të fitojë një trofe për ta provuar atë, por sigurisht, ne duam ta fitojmë ‘Copa America’-n.

Do të ketë afro 8 000 tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!