Kolumbia fiton finalen e vogël të Copa America

sportiim2

Vendi i tretë i Kupës së Amerikës i shkon Kolumbisë. Argjentinë-Brazil finalja pas mesnate (02:00)

Vendi i tretë: Kolumbi- Peru 3-2

Verdikti i parë i madh erdhi nga Brazili, vendi organizator i Kupës së Amerikës 2021. Në Estádio Nacional de Brasília, Kolumbia e Reinaldo Rueda, mundi Perunë 3-2, duke zënë vendin e tretë në këtë kompeticion të CONMEBOL.

Një ndeshje shumë emocionuese me fund të lumtur për kolumbianët që u treguan më konkludues falë kualitetëve që kanë në skuadër.

Të parët shënuan peruanët me Yotin në fund të pjesës së parë (45′).Në pjesën e dytë, anësori i Juventusit, Kuadrado, barazoi në minutën e 49-të. Me një goditje të bukur Luis Diaz shënoi në të 66′ -ën.

Kur dukej se ndeshja po mbyllej me fitues Kolumbinë, Peruja barazon me Lapadula (82′). Por thjesht një iluzion pasi në kohën shtesë (94′) Diaz realizon të tretin për kolumbianët.

?>