Karlo Konti zbërthen Mançinin në ‘Top Dieci’

Tekniku: “Boshkov dhe sidomos Erikson, trajnerët më të mirë në karrierë”.

Roberto Mançini trajneri i Italisë ndërsa nesër do duhet të luajë një finale Europiani me Anglinë në Londër, ka marrë vemendje maksimale jo vetëm në Itali por në gjithë botën.

I ftuari i Karlo Kontit të premten në emisionin e ri televiziv në RAI 1, ‘Top Dieci’, Roberto Mançini ka përpiluar renditjen e teknikëve më të zotë në karrierën e tij si futbollist:

Mançini i pyetur nga Konti se cili është trajneri i tretë, i dytë dhe i parë për të, ai u përgjigj:

Në vendin e tretë vendosa Burgnich i cili më dha shtysën në Serie A kur isha vetëm 16 vjeç. I dyti vjen Boshkov i cili më dha shumë besim në një periudhë të vështirë dhe me të ne fituam ‘Scudetto’-n te Sampdoria. Erikson në vendin e parë. Unë isha me të te Sampdoria dhe Lacio. Ai nuk ishte thjesht një trajner për mua, por një vëlla më i madh “.

Ndërkaq në vendin e parë në renditjen e suksesit më të madh në karrierë, trajneri i Italisë vendosi titullin e fituar te Sampdoria: “Titulli me Sampdorian. Kjo kishte të bëjë me rininë time dhe ishte e vështirë të përsëritej”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!