Hysaj pas 6 vitëve ikën nga Napoli

Mbrojtësi: “Kur ikën nga Napoli, qan dy herë, kur vjen dhe kur ikën”

Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran i kombëtares Kuqezi kaloi thuajse gjithë karrierën brilante sportive te Napoli në Seria A.

Një kalim eventual te Lacio si futbollist i lirë (nuk është prezantuar ende) ka bërë që mbrojtësi të përshëndetet me klubin dhe tifozët e Napolit.

Nëpërmjet një letre të postuar në rrjetet sociale, Hysaj ka falënderuar të gjithë njerëzit me të cilët punoi gjatë 6 sezoneve te Napoli, tifozërinë e skuadrës etj.

Letra e Hysajt:

“Napoli, pas 6 vitesh së bashku ka ardhur momenti të përshëndetemi, ndonëse nuk mjafton një postim për t’u falënderuar të gjithëve. Dua të falënderoj gjithsesi shokët e mi të skuadrës, drejtuesit e klubit, magazinierët, fizio-terapistët dhe të gjithë njerëzit që kam punuar, apo njohur gjatë eksperiencës time këtu.

Një falënderim special shkon për ju tifozët e qytetit, që më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Ka qenë krenari për mua të vesh fanellën e Napolit dhe kam dhënë gjithmonë shpirtin në fushë, për të nderuar dhe djersitur atë bluzë, ndaj më vjen keq që golin tim të vetëm, nuk pata mundësi ta festoj me ju në shkallët e stadiumit.

Largimi im nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim, pasi siç thotë shprehja e famshme: Kur ikën nga Napoli, qan dy herë, kur vjen dhe kur ikën. Është pikërisht kështu, ndaj do ju mbaj gjithmonë në zemër”, ndër të tjera Hysaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!