Bregu njofton largimin nga Teuta

Dejvi Bregu i jep fund aventurës te Teuta. Së paku për një kohë të caktuar… . Mesfushori sulmues nga Vlora, ka njoftuar vetë lajmin në rrjete pas një viti plot arritje te Teuta teksa veç titullit kampion sezonin e kaluar, u shpall dhe golashënuesi më i mirë me 16 gola.

Me shumë gjasa, Bregu do jetë te Boluspor, në Ligën e Parë turke, ku aktivizohet edhe portieri Gentian Selmani.

POSTIMI

Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet, një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e Teutës. Me gjithë zemër dua të falënderoj presidentin, z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi, që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.
Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozët e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar. Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje! E meritoni.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!